Të jemi të fortë ndërkombëtarisht.

Në shoqatën „Volkssolodarität“ (shq.: Solidariteti kombëtar) ka diversitet, kozmopolitanizem dhe tolerancë. Në shoqatat dhe kompanitë tona neutrale ne punësojmë njerëz me kombësi, pamje dhe fe të ndryshme. Kompetenca profesionale dhe vullneti në ekipet tona që ne mënyrë të përditshme t’u ofrojmë njerëzve ndihmë të rëndësishme është standardi ynë i përzgjedhjes së personelit. E gjithë kjo duke mos bërë dallim mes kushteve për punonjësitë nga vende të ndryshme dhe punonjësitë Gjerman. Ata i kanë të drejtat dhe detyrimet e njëjta, gëzojnë hapësirë për funksione shtesë dhe për arsimim të mëtejshëm dhe do të shpaguhen me pagën e njëjtë. Ne poashtu kemi mundësi që të trajnojmë njerëz nga vende të ndryshme për infermierë te certifikuar. Punonjësja jonë e integrimit do t’ju mbështesë intensivisht gjatë procesit të integrimit në Gjermani dhe nëse dëshironi do të mund të jeni pjesë në ekipën tonë ndërkombëtare.

 

NGA TË GJITHA ANËT E BOTËS

NË SHOQATËN „VOLKSSOLIDARITÄT THÜRINGEN GGMBH“ JANË AKTUALISHT SHTATË PUNONJËS ME ORIGJINË MIGRACIONI

 

PUNONJËS STORY NË FORMË IMAZHI

 

SHËRBIMET E KOMPANISË

  • fitimi i infermierëve dhe stazhierve jashtë shtetit
  • shoqërim/mbështetje gjatë praktikës/stazhit në Gjermani.
  • mbështetje gjatë aplikimit në ambasadë (aplikim për vizë pune)
  • mbështetje në kërkimin e banesës para udhëtimit dhe para fillimit të punës
  • mbështetje në dekorimin e banesës
  • pas mbërritjës: mbështetje gjatë regjistrimit tek institucionet dhe jashtë kohës së punës
  • integrim në ekipën/kompaninë tonë dhe në jetën e qytetit përkatës
  • organizim i banesës gjatë kohës së praktikës
  • mbështetje dhe shoqërim gjatë procedurës së njohjës së profesionit të infermierisë në Gjermani